Telenews

Al Trade shënon 1 Qershorin me aktivitete për fëmijët dhe mjedisin në Prishtinë dhe Drenas

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kompania Al Trade organizoi një aktivitet të veçantë në Prishtinë dhe Drenas, duke e kthyer këtë ditë në një festë të vërtetë për të vegjlit dhe një mundësi konkrete për të kontribuar në një mjedis më të pastër dhe të qëndrueshëm.

Aktiviteti kryesor u zhvillua në një zonë të degraduar të lagjes Velania në Prishtinë, e cila, përmes punës vullnetare dhe bashkëpunimit me komunitetin, u shndërrua në një hapësirë më të gjelbër. Me rastin e 1 Qershorit, por edhe të Ditës Botërore të Mjedisit, fëmijët së bashku me përfaqësues të Al Trade, prindër dhe përkrahës nga komuna, mbollën fidane të reja, duke dhënë një shembull të bukur të kujdesit për natyrën dhe brezat e ardhshëm.

“Pa dyshim që ky aktivitet nuk është i pari dhe nuk do të jetë i fundit nga Al Trade. Do të vazhdojmë të kontribuojmë krahas aktiviteteve të cilat i planifikojmë në vazhdimësi, me qëllimin e vetëm: kontributdhënien për një të ardhme sa më të mirë për shtetin tonë,” u shpreh Artan Ramaj, përfaqësues i Al Trade.

Ky aktivitet u zhvillua paralelisht edhe në Komunën e Drenasit dhe Fushë Kosovë, duke u kthyer kështu në një iniciativë të përbashkët në tri qytete të ndryshme. Kudo ku u mbajt, dita u karakterizua nga atmosferë festive, buzëqeshje fëmijësh dhe një frymë bashkëpunimi për një kauzë të përbashkët – mbrojtjen e mjedisit dhe edukimin e brezave të rinj për një të ardhme më të qëndrueshme.

Për vite me radhë, Al Trade ka qenë e përkushtuar në organizimin e aktiviteteve edukuese dhe mbrojtëse për mjedisin, si dhe dhurimin e dunjeve për komunitetin, duke e shndërruar këtë përkushtim në pjesë të identitetit të saj korporativ.

“1 Qershori – një ditë për buzëqeshjen e fëmijëve!” 💚🍀

Kjo ditë nuk është thjesht një festë, por një thirrje për reflektim, përkushtim dhe veprim konkret për të ndërtuar një botë më të mirë për fëmijët tanë. Me aktivitete si ky, Al Trade po dëshmon se dashuria për fëmijët dhe për natyrën mund të ecin krah për krah drejt një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë.

Të ngajshme

Super-aksion në Al Trade Market për nder të Kurban Bajramit

Donat Hashani

Festoni Bajramin me magjinë e ëmbëlsirave të 70’s Pastry & Bakery!

Valjeta Turkaj

Relaks pranveror, atmosferë verore shijo majin në Grand Blue FAFA Resort

Valjeta Turkaj