Telenews

Al Trade vazhdon traditën, dorëzon fondacionin Linda për klinikën Obstetrike-Gjinekologjike të Kosovës

Kompania e njohur e ndërtimeve në vendin tonë, Al Trade Center edhe këtë vit vazhdoi me dorëzimin e fondacionit Linda për klinikën Obstetrike – Gjinekologjike të Kosovës.

Ky Fondacion që u krijua  më datë 31 dhjetor në vitin 2017, i dedikohet kësaj klinike, fëmijëve dhe nënave, me qëllim që të investohet në përmirësimin e gjendjes dhe kushteve brenda kësaj klinike.

Duhet cekur se Al Trade Center ka shprehur mbështetje të vazhdueshme për këtë nismë dhe ka dorëzuar një kontribut të rëndësishëm. Falenderimi për kontributin është shprehur në emër të stafit, pacientëve dhe nënave, duke theksuar rëndësinë e ndihmës së ofruar.

Kjo nismë e Al Trade, e cila ka filluar me shumë dëshirë në vendin e lindjes, është një shprehje e përkushtimit afatgjatë për mbështetjen e shëndetit dhe mirëqenies së fëmijëve dhe nënave.

Al Trade Center ka siguruar se Fondacioni Linda do të vazhdojë të kujdeset për nevojat e klinikës edhe në të ardhmen.

Të ngajshme

Auto Pjesë Beka – Zgjidhja e duhur për automjetin tuaj

Rrezarta Ramaj

AL TRADE MARKET me oferta të veçanta në Prishtinë dhe Fushë Kosovë

Rrezarta Ramaj

Pushime verore në Golem me vetëm 95 euro për person – oferta All Inclusive nga Grand Blue FAFA

Rrezarta Ramaj