Menaxheri i Burimeve Njerëzore dhe Marketingut në ‘Al Trade’, Artan Ramaj, në emisionin “Dita e Re”, diskutoi për iniciativat e stafit lidhur me dhurimin e gjakut, shkruan Telenews.al
Ai theksoi se aktivitetet e dhurimit të gjakut organizohen 1 herë në vit tradicionalisht dhe se kjo traditë ka vazhduar për 25 vjet duke falenderuar fondacionin Linda që i dedikohet institucionit më të rëndësishëm Gjinekologjisë.
Edhe Albana Gashi nga transfuzioni potencoi se bashkëpunimi mes transfuzioni dhe Al Trades është shumë i madh dhe ka ndiku pozitivisht te kompanitë tjera po ashtu inkurajoi që të ketë iniciativa tjera duke ndjek shembullin e Al Trade.
Ramaj përmendi gjithashtu aktivitetet e tjera të cilat organizohen gjatë vitit e duke përfshirë edhe atë të fondacionit Linda që mbështet gjinekologjinë, duke shprehur angazhimin e kompanisë për të ndihmuar komunitetin. Ai ftoi të gjithë që t’i bashkohen këtij akti humanitar që shpëton jetë.
Ky aktivitetet do të mbahet me datë 24.10.2024 në Fushë Kosovë(Al trade Market)
BËHU HERO, DHURO GJAK! 🩸/Telenews/

