Telenews

Alarm në Liqenin e Batllavës: Një person hyri në ujë dhe nuk doli më, nisin kërkimet

Një person dyshohet se është zhdukur në Liqeni i Batllavës, pasi sipas Policia e Kosovës, rreth orës 13:00 është pranuar një informatë se ai ka hyrë në ujë dhe më pas nuk është parë të dalë.

Zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana tha për gazetën online Reporteri.net se menjëherë pas pranimit të njoftimit, policia ka angazhuar njësitë relevante, si dhe ekipet e kërkim-shpëtimit, për të bërë lokalizimin e personit.

Autoritetet kanë bërë të ditur se operacioni i kërkimit dhe shpëtimit është ende në zhvillim.

 

“Rreth orës 13:00, Policia ka pranuar informatën se një person dyshohet se ka hyrë në ujë në Liqenin e Batllavës dhe më pas nuk është parë të dalë. Menjëherë pas pranimit të informatës, janë angazhuar të gjitha njësitë relevante policore, si dhe njësitë e tjera të kërkim-shpëtimit, me qëllim të lokalizimit të personit.

Aktualisht, operacioni i kërkimit dhe shpëtimit është duke vazhduar”, kanë thënë nga policia.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj