Telenews

Alarm pas alarmi në tregun ushqimor – Pas mishit me myk, një tjetër produkt ndalet në kufi: Mbi një ton patatina nuk lejohen të hyjnë në Kosovë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndaluar hyrjen në Kosovë të 1.068 kilogramëve patatina “STIZA Potato Chips Paprika”, pasi analizat laboratorike kanë evidentuar nivel të akrilamidit mbi vlerat referente të përdorura gjatë kontrollit.

Ngarkesa me numër loti 909073 ishte importuar nga kompania BEST BT SH.P.K. në Prizren. Bazuar në rezultatet e analizave laboratorike, sipas raportit nr. 4397/2026, Inspektorati Fitosanitar Kufitar i AUV-së, më 23 tetor 2026, ka marrë vendim për ndalimin e hyrjes dhe kthimin e saj.

Me këtë masë është parandaluar vendosja e ngarkesës në tregun e Kosovës.

Akrilamidi është një substancë kimike që mund të formohet gjatë përpunimit të ushqimeve të pasura me niseshte në temperatura të larta, veçanërisht gjatë skuqjes dhe pjekjes. Sipas Autoritetit Evropian për Sigurinë Ushqimore (EFSA), ekspozimi afatgjatë ndaj kësaj substance përmes ushqimit paraqet shqetësim për shëndetin publik për shkak të potencialit të saj kancerogjen.

AUV ka bërë të ditur se masa i referohet vetëm ngarkesës së identifikuar me numrin e lotit 909073, ndërsa kontrollet zyrtare do të vazhdojnë për të parandaluar hyrjen në treg të produkteve që nuk i përmbushin kërkesat e sigurisë ushqimore.

Të ngajshme

Sulm i dyshuar kibernetik godet frigoriferët e dyqaneve në disa vende evropiane

Rrezarta Ramaj

Kush do të shpëtojë nga televotimi i parë në BBVK5?

Rrezarta Ramaj

Dua Lipa shfaqet me Chanel nga koka te këmbët, duket për mrekulli

Rrezarta Ramaj