Telenews

Alarmi i Kurtit për lëvizjet e forcave serbe në kufi me Kosovën: Jemi duke vëzhguar, ky afrim s’është normal

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka alarmuar mbrëmë për situatën në kufi të vendit, ku tha se njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë janë vërejtur disa metra larg kufirit, teksa publikoi edhe pamje. Kurti tha se se janë nën vëzhgim, por që ky afrim nuk është normal.

Videoja që e publikoi Kurti erdhi disa ditë pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kërcënoi publikisht Kosovën, duke thënë se “Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe do ta shfrytëzojë mundësinë për të vepruar”.

Kurti shtoi se forcat e armatosura serbe janë duke reazliaur stërvitje dhe po përdoren si pretekst për provokime.

“Sot gjatë ditës, njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë janë vërejtur vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën, në afërsi të fshatit Banje të Zubin Potokut. Lëvizje të ngjashme janë regjistruar edhe në fshatin Oslare të Bujanovcit, në afërsi të kufirit me Kosovën.

Jemi të vetëdijshëm se Forcat e Armatosura të Serbisë janë duke realizuar stërvitjet e rregullta dhe ato janë duke i përdorur si pretekst për të shkaktuar provokime të qëllimshme në afërsi të kufirit me Kosovën.

Jemi duke vëzhguar me kujdes se a do të përpiqen ta kalojnë kufirin, gjersa edhe ky afrim i automjeteve të tyre ushtarake nuk është normal.” – shkroi Kurti në një postim në Facebook.

Ndryshe, para dy dtiësh, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, porositi qytetarët e Kosovës që të mos shqetësohen për sulme të mundshme, pasi misioni i NATO-s në Kosovë, është i gatshëm të bëjë, siç tha, gjënë e duhur.

 “Garancitë e sigurisë që SHBA-ja i ka ofruar, mbeten të forta si kurrë më parë”, tha Hovenier.

Kujtojmë se në disa raste, Kurti ka përsëritur se Serbia përbën rrezik për Kosovën dhe ka kërkuar integrim më të shpejtë në strukturat evropiane.

Të ngajshme

Marrëveshja e Uashingtonit: Theksohet Roli i Saj në Marrëdhëniet Kosovë-Serbi

KushtrimGuraj

Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Erzana Fazliu

Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fillim të vitit të ardhshëm

Erzana Fazliu