Telenews

Alarmi për bombë në Aeroport, deklarohen nga policia

Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci ka thënë për Express se pas kontrolleve nga njësitet e specializuara, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

“Sot rreth orës 10:30, Policia e Kosovës ka marrë një informatë ndërlidhur me kërcënimet për shpërthim  në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.  Njësitet policore u janë përgjigjur menjëherë këtyre kërcënimeve duke dalë në vendngjarje, dhe duke  ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të garantuar sigurinë.  Nga njësitë e specializuara janë kryer kontrolle të plota të zonës dhe nuk është gjetur asgjë e dyshimtë”, ka thënë ai.

“Policia e Kosovës është e përkushtuar për sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën.  Ne vlerësojmë bashkëpunimin dhe durimin e qytetarëve si  dhe personelit të aeroportit gjatë kësaj kohe”, tha ndër të tjera ai.

Edhe nga Zyra për Media e Aeroportit, ku kanë bërë me dije se aeroporti tashmë është i hapur për fluturime dhe se të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht.

“Ju njoftojmë se pas kërcënimit për bombë janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi për bombë ka qenë alarm i rrejshëm. ANP ‘Adem Jashari’ LKIA është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht””, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Tayna nesër publikon këngën e re, duet me reperin grek!

Erzana Fazliu

James Rodriguez po rikthehet në Evropë, i propozohet skuadrës italiane

Erzana Fazliu

Të hënën mbahet seanca për shpalljen e aktgjykimit ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut

Erzana Fazliu