Telenews

Alarmon IShP në Ulqin: Mos e pini ujin e ujësjellësit e as mos përgatitni ushqim me të

Instituti i Shëndetit Publik (IJZ) në Mal të Zi, ka paralajmëruar qytetarët e Ulqinit se për shkak të përqendrimit të rritur të nitriteve, uji i ujësjellësit në këtë komunë aktualisht nuk rekomandohet për t’u pirë, për përgatitjen e ushqimit dhe formulës për foshnje.

Një situatë e tillë, siç theksuan nga Instituti, ndodh herë pas here për shkak të ndryshimeve specifike në furnizimin me ujë ose kushteve natyrore, dhe nuk është e pazakontë.

“Megjithatë, për të mbrojtur shëndetin – veçanërisht grupet e ndjeshme si fëmijët e vegjël – është e rëndësishme që uji të mos përdoret përkohësisht për konsum, përfshirë gatimin, sepse nitritet nuk hiqen me trajtim termik. Gjithashtu, larja e dhëmbëve, frutave dhe perimeve, si dhe larja e fëmijëve të vegjël me këtë ujë nuk rekomandohet, për shkak të gëlltitjes së mundshme aksidentale”, theksoi IJZ në njoftimin publik.

U theksua se shërbimet kompetente janë në terren dhe po marrin të gjitha masat e nevojshme për të normalizuar cilësinë e ujit sa më shpejt të jetë e mundur.

Ata thonë se qytetarët do të informohen për të gjitha ndryshimet në kohën e duhur.

 

Të ngajshme

Mehmet Ballazhi sërish kandidon për kryetar të Hanit të Elezit

KushtrimGuraj

Alarmon IShP në Ulqin: Mos e pini ujin e ujësjellësit e as mos përgatitni ushqim me të

KushtrimGuraj

Trump tregon se si e kërcënoi Serbinë për të mos nisur luftë me Kosovën

Donat Hashani