Telenews

Alaudin Hamiti: Shtëpia e BBVK, një mrekulli, fillojmë së shpejti

alaudin-hamiti:-shtepia-e-bbvk,-nje-mrekulli,-fillojme-se-shpejti

Spektakli i shumëpritur, Big Brother VIP Kosova, po i bën hapat e fundit drejt fillimit të transmetimit.

Meqë shikuesit po tentojnë me ngulm të marrin çfarëdo informacioni rreth datës se kur do të nisë ky spektakël, sidomos rreth banorëve, produksioni kohë pas kohë ka zbuluar “sekuenca” të cilat kanë ngritur kureshtjen në maksimum.

Bashkëmoderatori i BBVK, Alaudin Hamiti, përmes një postimi në Instagram, ka shprehur mirëkuptimin për të gjithë ata që mezi po presin fillimin e spektaklit, por ka sqaruar se produksioni deri tani nuk ka dhënë një datë të caktuar, përveç që është përmendur stina e vjeshtës.

Megjithatë, Hamiti bën me dije se gjithçka është drejt fundit, dhe se BBVK do të fillojë së shpejti.

“Po ju them në besë, se shtëpia ka dalë për mrekulli, skenografia gjithashtu. Prandaj, vetëm energji pozitive dua nga ju” ka shkruar Alaudin Hamiti.

Të ngajshme

Jozi del me një video dhe reagon pas kritikave: Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit

Donat Hashani

Nominimin me Drilonin, pse doli Gjesti? Alaudini flet për herë të parë

Erzana Fazliu

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë – e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Donat Hashani