Telenews

Alban Hyseni i ankohet Kurtit për Ministrin Murati: Ndodh që s’ma hap telefonin, kemi shumë probleme e shumë telashe

Kryetari i Komunë së Gjilanit Alban Hyseni, tha se kanë probleme në komunikim me ministrin e Financave Hekuran Murati.

Sipas tij, ka raste që ministri Murati nuk ia hap telefonin. Tutje Hyseni, ka pohuar se ekzistojnë probleme ndërmjet kryetarëve të komunave dhe ministrit Murati sa i përket komunikimit.

Këto komente ai i bëri pas takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit me kryetarët e komunave.

“Ndodh që nuk na e hap telefonin edhe neve, nuk është komunikimi i atillë edhe çfarë mund të pretendohet. Nuk jemi në një linjë të komunikimit për 24 orë, mund të themi kështu. Kemi shumë probleme dhe shumë telashe”.

“Për shembull mua në Gjilan më ka ndodhur që një herë ose dy mu kanë mbyllur xhirollogaritë bankare për shkak të borxheve dhe për këtë punë s’ka mund të më bëjë zgjidhje as ministri, as askush”.

“Unë e kuptoj ministrin nëse ndonjëherë nuk e hap telefonin. Por, problemet e komunikimit ekzistojnë edhe ndërmjet kryetarit e qytetarëve, por edhe ndërmjet kryetarit e ministrave”, tha Hyseni.

Të ngajshme

Paga e 13-të, koeficienti 120 euro dhe shtesat për fëmijë, çfarë parasheh buxheti 2027

Rrezarta Ramaj

Ministria e Arsimit shfuqizon vendimin e Këshillit Drejtues për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Ferizajt

Rrezarta Ramaj

Ankimoi masën e ‘arrestit në shtëpi’, shtyhet për nesër seanca në Apelin e GJKKO-së për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni!

Rrezarta Ramaj