Telenews

Albin Kurti i shkruan letër Lumir Abdixhikut

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ia ka dërguar një letër kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut, përmes së cilës e fton për konsultime para konstituimit të Kuvendit e cila do të mbahet më 15 prill.

Në letrën e siguruar nga Gazeta Express, thuhet: “Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, me datë 9 prill, në orën 15:00, apo të enjten, me datë 10 prill, në orën 9:00 ose në 14:00”.

Nuk dihet ende nëse të njëjtën letër, Kurti ua ka dërguar edhe partive të tjera opozitare.

Të ngajshme

Kurti: Kosova nuk ka plan B përpos anëtarësimit në BE

Valjeta Turkaj

Arabia Saudite pezullon vizat afatshkurtra për 14 vende, përfshirë Indinë, përpara sezonit të Haxhit

Valjeta Turkaj

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

Valjeta Turkaj