Telenews

Albin Kurti: Ka asociacion në planin evropian

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në planin evropian përfshihet edhe zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Ka asociacion në planin evropian”, është shprehur Kurti për RTK.

“Në nenin 10 të dy palët konfirmojnë zbatimin e marrëveshjeve të kaluara që ngelin valide dhe të obligueshme. Janë 39 marrëveshje”, ka theksuar Kurti.

Kurti ka thënë se ndonëse nuk ka pasur nënshkrim në Ohër, ka marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë.

“Kemi marrëveshje, sepse lehtësuesi, Bashkimi Evropian, ka konstatuar diçka të tillë. Kemi marrëveshje. Është një gjë që pala serbe nuk po dëshiron që ta zbatojë. Mosnënshkrimi është mungesë vullneti për ta zbatuar marrëveshjen”.

“Serbia ka dhënë fakte që po bëjnë shkelje të marrëveshjes por unë nuk jam ai që duhet të merrem me këtë”.

Të ngajshme

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj