Baton Haxhiu, gazetar, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Kurti se “analistët nuk e përfaqësojnë popullin”.
Haxhiu ka përmendur vitin 2002, kur Albin Kurti e kishte një emision të premten me pyetje dhe përgjigje.
Teksa fliste Haxhiu për Kurtin përmendi edhe hoxhën Shefqet Krasniqi, i cili e kishte një format të tillë të pranimit të pyetjeve dhe ofrimit të përgjigjeve.
“Në vitin 2022 në Radio Televizionin e Kosovës, ditën e premte, Albin Kurti e ka pasur një emision. Nuk ka pasur emision më të shpifur dhe polemika e parë publike mes meje dhe Albin Kurtit ka ndodh pikërisht prej këtij emisioni. Kur pranojke pyetje gjeniu Shefqet Krasniqi i njohur si Albin Kurti se çka mendon ai dhe i servon popullit, mendimet e tij. Ky është emisioni i parë për ata që s’kanë memorie. Ky është emisioni i cili ka qenë më i shpifuri. E ka pas 1 orë e 30 premten, pyetje përgjigje – i vetëm në emision në studio, pa askë. Gjitha problemet i zgjidhke Albini me retorikën e tij”, ka thënë Haxhiu