Telenews

Albina dhe Familja Kelmendi përfundojnë me sukses performancën e tyre në gjysmëfinalen e ‘Eurovision 2023’

Sonte (e enjte) po mbahet nata e dytë gjysmëfinale e ‘Eurovision 2023’.

Shqipëria prezantohet këtë vit nga Albina dhe Familja Kelmendi të cilën kaë përfunduar me sukses interpretimin e këngës së tyre “Duje”.

Ata janë ngjitur në skenë të katërmbëdhjetët me radhë, me ç’rast numri 14 do të jetë edhe kodi me të cilin ata do të mund të votohen nga publiku.

Mund të votohet nga të gjitha shtetet të cilat janë prezantuar në natën e dytë në gjysmëfinale si dhe nga tri shtetet që janë kualifikuar automatikisht në finale (Mbretëria e Bashkuar, Ukraina dhe Spanja).

Albina dhe Familja Kelmendi e përfaqësuan Shqipërinë si të zgjedhurit e publikut në edicionin e 61-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, i cili u mbajt në dhjetor.

Nga 16 shtete sa janë gjithsej në konkurrim, vetëm 10 prej tyre do të marrin biletën për në finalen e madhe e cila do të mbahet të shtunënën në “M&S Bank Arena” të Liverpoolit.

Të ngajshme

Dua Lipa feston 24 vite miqësi me shoqen e saj, ndan fotografi të rralla nga fëmijëria

KushtrimGuraj

Tifozët e PSG-së i bën homazh vajzës së Luis Enriques në finalen ndaj Interit: Çfarë i ndodhi Xana Enriques?

KushtrimGuraj

Blero publikon albumin e tij të fundit “The End”

KushtrimGuraj