Telenews

“Albina Kelmendi reagon pas videos: ‘Një këngë kaq e madhe, këndohet në brekë!’

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale ka nxitur reagimin e fortë të këngëtares Albina Kelmendi.

Pamjet tregojnë Egli Tako teksa interpreton këngën e njohur patriotike “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës, gjatë një performance në një klub nate, e veshur në mënyrë që është konsideruar e papërshtatshme për natyrën e këngës.

Albina, e tronditur nga ajo që pa, ripostoi videon në rrjetet e saj sociale, duke shprehur haptazi indinjatën: “M’falni edhe mu që po e bëj share. Uroj që kjo të jetë një montazh i keq!”

Foto: Screenshot

Videoja, e shoqëruar edhe me një koment sarkastik, thotë: “Adem Jashari dhe Shkurte Fejza, na falni. Na falni që një këngë kaq e madhe për ne, bastardohet duke e kënduar në brekë”.

Ky reagim i Albinës ka hapur diskutime të gjera në publik, ku shumë po vënë në pikëpyetje etikën dhe ndjeshmërinë që duhet pasur kur interpretohen këngë me vlera të trashëgimisë kombëtare.

Të ngajshme

Ish-banorja e “BBVA” bëhet nënë për herë të parë

Valjeta Turkaj

Tuna Sejdiu shkëlqen nga jahti luksoz në pushimet verore

Valjeta Turkaj

Fifi publikon këngën e re “Zemrën”

Erzana Fazliu