Telenews

Albulena Haxhiu ndan momentet prekëse nga ceremonia e varrimit të babait

Një lajm i dhimbshëm ka prekur opinionin publik, teksa Albulena Haxhiu ka ndarë momente nga ceremonia e varrimit të babait të saj, duke emocionuar me fjalët e ndjera.

Në një mesazh publik, ajo ka shprehur dhimbjen e madhe për humbjen, duke e cilësuar të atin si forcën dhe zemrën e familjes së tyre. Fjalët e saj kanë prekur shumë ndjekës, të cilët i kanë qëndruar pranë në këto momente të vështira.

“Sot i dhamë lamtumirën e fundit babit tonë të dashur, forcës dhe zemrës sonë. Në emër të familjes, ju falënderojmë nga zemra të gjithëve që ishit pranë nesh në këto momente të vështira. Mbështetja dhe ngushëllimet na dhanë forcë dhe na lehtësuan dhimbjen. Ju jemi thellësisht mirënjohës. Prehu në paqe, babi ynë. Do të na mungosh pafundësisht”, është shprehur ajo.

Mesazhi i saj është pritur me shumë ngushëllime dhe solidarizim nga publiku dhe figura të njohura.

Të ngajshme

Alarm në Prizren për mjet të dyshuar shpërthyes, ndërhyn FSK-ja

Blearta

Juventusi merr fitore të madhe ndaj Atalantas, Zhegrova vetëm në bankën rezervë

Blearta

Arrestohet reperi Buta, dyshohet për sulm me armë

Blearta