Telenews

Aleksandër Lumezi refuzon pozitën e Zëvendës Kryeprokurorit të Shtetit: Kam angazhime të tjera

Aleksandër Lumezi ka refuzuar propozimin për përzgjedhjen në pozitën e Zëvendës Kryeprokurorit të Shtetit.

Përmes një e-maili dërguar ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, Lumezi ka sqaruar se për shkak të angazhimeve si prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe në Komisionin për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve, e ka të pamundur ushtrimin edhe të pozitës së Zëvendës Kryeprokurorit të Shtetit.

Në e-mailin e publikuar nga “Betimi për drejtësi”, thuhet se mbi këto arsye, Lumezi ka shprehur keqardhje për refuzim të propozimit të Qalajt, por duke vlerësuar propozimin e tij.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 15 mars

Rrezarta Ramaj

Gaza goditet nga stuhia e rëres, banorëve iu kërkohet të strehohen

Rrezarta Ramaj

Trump: Të mbrojmë Ngushticën e Hormuzit

Rrezarta Ramaj