Telenews

Alexander-Arnold prezantohet si lojtar i Real Madridit

Mbrojtësi anglez, Trent Alexander-Arnold është zyrtarisht lojtar i Real Madridit, pas kalimit nga nga Liverpooli.

Alexander-Arnold është prezantuar sot (e enjte) si lojtar i ri i Los Blancos, në objektet e stadiumit Santiago Bernabeu.

Presidenti i klubit, Florentino Perez, e mirëpriti atë në sallën e bordit të Real Madrid City, ku anglezi nënshkroi një kontratë që do ta mbajë në klub për gjashtë sezonet e ardhshme.

Pas nënshkrimit të kontratës, Alexander-Arnold mori një replikë të stadiumit, një orë dore dhe një fanellë me emrin e tij dhe numrin 12 në pjesën e pasme.

👕 #WelcomeTrent 👕 pic.twitter.com/SbGO0Yo1Wu

Ndryshe, anglezi me ekipin e Liverpoolit gjatë 9 sezoneve pati 259 paraqitje, 18 gola dhe 64 asistime, me një rekord skuadre prej 171 fitoresh, 54 barazimesh dhe 34 humbjesh.

Transferimi i tij i fundit te Real Madrid për 10 milionë euro, i konfirmuar në maj 2025, ka shkaktuar reagime të përziera midis tifozëve të Reds, me disa të zhgënjyer dhe të tjerë mbështetës të sfidës së tij të re.

Të ngajshme

Superkompjuteri parashikon finalen dhe fituesin e Kupës së Botës për Klube

Valjeta Turkaj

Gjiganti spanjoll rrit ofertën për Theo Hernandezin, kalimi një hap larg

KushtrimGuraj

Serbia vendos ta pres Shqipërinë në stadiumin më të madh, atë në Beograd

KushtrimGuraj