Trent Alexander-Arnold ka refuzuar një ofertë nga Liverpooli për t’u bërë mbrojtësi i krahut më i paguar në botë për t’u bashkuar me Real Madridin.
Mbrojtësit anglez iu dhanë disa oferta nga Liverpooli për të zgjatur kontratën e tij, por ai i refuzoi me mirësjellje pasi synimet e tij ishin të përqendruara diku tjetër.
Besohet se Liverpooli mund të ketë bërë një ofertë page prej rreth 400,000 eurosh në javë për të bindur Trentin të qëndrojë, raporton mediumi anglez The Athletic.
Mbrojtësi anglez do të fitojë dukshëm më pak se sa te Real Madridi , në kontratën e tij pesëvjeçare që thuhet se është dakorduar.
Trent konsiderohet si një nga mbrojtësit e djathtë sulmues më të mirë në botë, me 92 asiste për Liverpoolin përpara se të largohej prej tyre.
Edhe PSG ishte i interesuar për shërbimet e anësorit anglez, mirëpo dëshira e lojtarit ishte vetëm Real Madridi.