Telenews

Ali Ahmeti dje pati kërkesë publike që të hiqen kufijtë mes Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, bëri thirrje publike të dielën nga Shkupi, që të hiqen kufijtë mes tre shteteve, Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Ahmeti tha se shembull konkret është ai i vendeve të Bashkimit Evropian që nuk kanë kufij mes tyre.

“Unë jam ithtar shumë i fortë i Shteteve të Bashkuara dhe Evropës. T’i heqim kufijtë siç i ka hequr Franca dhe Gjermania, të hiqen kufijtë mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës”, tha Ali Ahmeti në një debat televiziv.

Njëkohësisht ai është shprehur se shqiptarët duhet të jenë në koordinim të vazhdueshëm me SHBA-në dhe BE-në.

Njëkohësisht ai është shprehur se shqiptarët duhet të jenë në koordinim të vazhdueshëm me SHBA-në dhe BE-në.

Kërkesa publike e Ahmetit vjen në momentin më të rëndësishëm për shqiptarët atje, pas zgjedhjes së Talat Xhaferit kryeministër në qeverinë teknike të Maqedonisë së Veriut.

Të ngajshme

Daka: Kush ka 61 vota, ka të drejtë të formojë qeverinë

Valjeta Turkaj

Besnik Osmani takohet me Partinë Liberale Egjiptiane, diskuton planet për katër vitet e ardhshme

Valjeta Turkaj

Dy persona theren me thikë në një lokal në Istog, policia jep detaje

Valjeta Turkaj