Telenews

Ali Ahmeti takon sot veteranët – A po vjen protesta në Shkup për çlirimtarët?

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti do të qëndrojë sot për vizitë në zyrat e organizatës së veteranëve të OVL UÇK.

Burimet e gazetares së Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani bëjnë me dije se nga ora 13:00, ai do të pritet në zyrat e kësaj organizate.

Në protestën e zhvilluar në Tiranë më 18 tetor në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë, Ahmeti pati deklaruar për Klan Kosova se do të shqyrtohet mundësia e organizimit të një proteste të ngjashme edhe në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Ende nuk dihet nëse kjo do të jetë temë e  diskutimit në takimin mes tij dhe përfaqësuesve të organizatës së veteranëve.

Të ngajshme

“Fake-news”: Taulant Balla mohon se “call-center” i hetuar nga SPAK është i motrës së tij

Donat Hashani

Pse ndiheni të uritur gjatë gjithë kohës?

Erzana Fazliu

44 vjet nga vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës

Erzana Fazliu