Telenews

Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, veç sot mbi 5 orë pa rrymë

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se i gjithë qyteti të cilin ai e udhëheq është në terr, në mungesë energjie.

Sipas tij, ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt më parë për sa i përket furnizimit me energji elektrike.

“Vetëm sot, mbi 5 orë pa rrymë i gjithë Ferizaj, e kjo gjendje po vazhdon edhe tani. Në terr familjet, në terr mërgimtarët që kanë zgjedhur të kalojnë festat me familjarët e tyre në vendlindje, në terr bizneset që po humbin mijëra euro çdo orë nga dëmet që sjell mungesa e energjisë elektrike”.

“Ndonëse përgjatë 7 viteve, Komuna e Ferizajt ka siguruar investime milionëshe në kapacitete të energjisë elektrike, siç është Nënstacioni 110/35/10 kV që do të përurohet më 31 Dhjetor, prapë ferizajasit, përballen me terr.  Kush do t’i paguaj këto dëme, familjeve e bizneseve ferizajase?”, shkroi Aliu.

Më tej, ai kërkoi ndërmarrjen e masave të menjëhershme nga Qeveria e Kosovës, Ministria e Ekonomisë, KEDS-i e KOSTT-i që Ferizaj të trajtohet në mënyrë të barabartë dhe që reduktimet e energjisë të “kësaj përmase enorme, pa orar e pa arsye të qëndrueshme të marrin fund”.

Të ngajshme

Qeveria mban mbledhje, merr këto vendime

Erzana Fazliu

Yamal: Gjithçka ndryshoi në Kampionatin Evropian

Erzana Fazliu

Osmani dekreton 24 prokurorë të rinj, gjysma prej tyre gra

Erzana Fazliu