Telenews

Aliu në takim me Kurtin ngrit shqetësime për tatimin në pronë

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu në takimin që po zhvillohet në qeverinë e Kosovës ka ngritur shqetësimin për vendimin e tatimit në pronë.

Aliu tha se problemet aty janë të pa zgjidhura dhe të tilla do të mbesin deri në përkrahjen e Qeverisë.

Ai ka bërë të ditur janë në pritje të një vendimi dhe kërkesa e pezullimit vije duke marrë parasysh gjendjen ekonomike në Kosovë, transmeton IndeksOnline.

“Kryetarët e komunave kanë kundërshtuar sepse kjo dëmton të hyrat vetanake”, ka thënë Aliu.

Aliu, gjithashtu ka kërkuar që të themelohet grandi i katër që do të bëjë barazi tek komunat.

Ai kërkojë që komunave të i kthehen pronat nga AKP-ja dhe të mos lejohen zonat ekonomike te komunave të kalojnë në zona të qeverisë por te mbesin nën menaxhimin e komunave.

Si dhe përshpejtimin e akteve ligjore…

Të pranishëm në këtë takim mes Kryeministrit dhe kryetarëve të komunave janë edhe kryetarët e porsazgjedhur në komunat veriore.

Të ngajshme

1 milion e 515 mijë Euro për deputetët pa asnjë ligj të miratuar, askush s’hoqi dorë nga paga

KushtrimGuraj

Hamza me mision në Washington për të shpëtuar marrëdhënien me SHBA-në që e çoi në humnerë Kurti

KushtrimGuraj

“Ku ka si ti Shqipëria ime!” jehon në sheshin e Munihut për 28 Nëntor

Donat Hashani