Telenews

Alkooli fals që po vret rusët, mbi 30 të vdekur në pak ditë

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën në pjesën perëndimore të Rusisë gjatë ditëve të fundit, pasi kishin konsumuar një pije alkoolike false, e cila i bëri ata të ndihen keq dhe më pas të shkojnë në spital.

Sipas departamentit të shëndetësisë në rajonin Ulyanovsk region, ku u regjistruan dhe 20 viktimat e para, shkak për vdekjen e njerëzve mendohet të ketë qenë pija alkoolike e quajtur “Mister Cider”. Ndërkohë që viktimat e tjera u regjistruan në Samara, Nizhny Novgorod dhe Udmurtia.

Dhjetëra të tjerë janë ndjerë keq pasi kanë konsumuar këtë pije ilegale, por kanë arritur të shpëtojnë falë aksesit të shpejtë në spital.

Sipas mediave lokale në këtë pije alkoolike ka sasi të mëdha metanoli, i njohur ndryshe si alkooli i drurit, i cili është më toksik se etanoli i përdorur në pijet e tjera.

Të ngajshme

KPMSHCK anulon konkursin për drejtorin ekzekutiv të AKPPM-së për shkak të shkeljeve serioze ligjore dhe procedurale

Donat Hashani

Ramosaj për bllokadën në Kuvend: AAK edhe kur s’ka përfituar asgjë, ka ofruar alternativa

Donat Hashani

54 të lënduar nga aksidenti mes dy autobusëve në Athinë, mes tyre 17 fëmijë

Valjeta Turkaj