Telenews

Allegri i impresionuar nga Jashari në debutimin e tij me Milanin

allegri-i-impresionuar-nga-jashari-ne-debutimin-e-tij-me-milanin

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka lavdëruar dy përforcimet e reja në mesfushë të Milanit, Luka Modric dhe Ardon Jasharin.

Milani u përball me Leeds United në një miqësore që përfundoi baras 1-1 të shtunën në Repulbikën e Irlandës, derisa mesfushori i ri shqiptar debutoi.

Jashari, i transferuar nga Club Brugge për 37 milionë euro, shifra më e lartë e këtij afati kalimtar në Serie A dhe debutoi me fanellën kuqezi në Dublin, duke luajtur minutat e para me skuadrën e tij të re.

Mesfushori shqiptar i përfaqësueses së Zvicrës formoi treshen e mesfushës së bashku me Yunus Musah dhe 17-vjeçarin Emanuele Sala.

Nga ana tjetër, Modric, i cili pati një pushim të zgjatur veror, nuk u aktivizua, duke qëndruar në stol gjatë gjithë ndeshjes.

Duke folur për Sky Sport Italia, Allegri u shpreh i impresionuar nga Jashari, sidomos duke marrë parasysh se pjesën më të madhe të përgatitjeve verore e kishte kaluar duke u stërvitur individualisht te Club Brugge.

“Ata janë lojtarë të shkëlqyer me inteligjencë dhe përulësi,” tha Allegri.

“Për të qëndruar në nivele të larta, duhet të jesh i zgjuar. Modric, dhe nuk është e lehtë për mua ta them këtë, është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ndërsa Jashari më mahniti me mënyrën si ia doli, edhe pse nuk kishte punuar shumë me topin dhe pothuajse gjithmonë stërvitej vetëm”, tha Allegri.

Trajneri kuqezi shtoi se ende ka vend për përmirësim. “Ka punë për të bërë, si në aspektin fizik ashtu edhe në bindjen mendore. Nuk duhet të entuziazmohemi shumë, sepse për Milanin duhet të jetë normaliteti të fitojë ndeshje”, përfundoi trajneri italian.

Të ngajshme

Liverpooli po përgatitet për transferimin e një qendërmbrojtësi

KushtrimGuraj

Roma synon transferimin e yllit të Benficas, por ka konkurrencë Juventusin

KushtrimGuraj

E shtunë me bereqet për Unitedin, sot nënshkruan Sheshko

Donat Hashani