Telenews

Altin Krasniqi pas 2,049 ditësh nga arrestimi i Jakup Krasniqit: “Na janë vjedhur ditët, por jo e vërteta”

Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Altin Krasniqi, ka reaguar me një mesazh emocional lidhur me babanë e tij, ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, duke kujtuar se kanë kaluar 2,049 ditë që nga arrestimi i tij.

Përmes një postimi, Krasniqi tha se familja ka jetuar çdo ditë me shpresën për kthimin e tij.

“Nga 4 Nëntori i vitit 2020 deri më sot kanë kaluar 2049 ditë. 2049 mëngjese jemi zgjuar me shpresën se babi do të kthehet. 2049 net kemi mbyllur sytë duke u lutur për shëndetin dhe kthimin e tij”, ka shkruar ai.

Ai shtoi se, sipas tij, familjes mund t’i jenë marrë ditët, por jo e vërteta.

“Vërtet na janë vjedhur 2049 ditë, por nuk do të mund të na e vjedhin kurrë të vërtetën. E ndërsa pritjes po i vjen fundi, kam vetëm një gjë për të thënë: Çlirimtarët kanë qenë, janë dhe do të mbeten heronj”, ka përfunduar Altin Krasniqi.

Të ngajshme

BE riafirmon mbështetjen për Kosovën, kërkon përshpejtim të reformave

Rrezarta Ramaj

Arrestimi i dy personave për grabitje në Prishtinë, policia jep detaje

Rrezarta Ramaj

Kryeministria ndan detaje nga takimi i 7-të i Komitetit të Stabilizim-Asociimit

Rrezarta Ramaj