Telenews

Alvaro Morata, lojtari i ri i Milan-it

Alvaro Morata u ka thënë lamtumirë bashkëlojtarëve të Atletico Madrid-it dhe ka konfirmuar se do të nënshkruajë për Milan-in.

Kuqezinjtë vendosën të aktivizojnë klauzolën e lirimit prej 13 milionë euro në kontratën e tij me klubin spanjoll, shkruan Telenews.

Pas festimeve për fitoren në Euro 2024, ku Morata ishte kapiteni i Spanjës dhe ngriti trofeun drejt qiellit në Berlin pasi mundi Anglinë 2-1, sulmuesi vizitoi terrenin stërvitor në Madrid për të zbrazur dollapin e tij.

Morata “mezi pret” të kthehet në Serie A dhe të luajë për Milan-in pasi dëgjoi “gjëra pozitive” nga Paulo Fonseca dhe Zlatan Ibrahimovic, shkruan Telenews.

Ai përfundoi testet mjekësore të Milan-it në Madrid të mërkurën në mëngjes.

“Nuk mund të pres. Duhet të shkoj me pushime dhe t’i shijoj, përndryshe, do të kisha filluar stërvitjen nesër”, tha Morata për “Sky Sport Italia”.

Spanjolli ka një lidhje të veçantë me Italinë. Jo vetëm se gruaja e tij vjen nga Venecia, por 31-vjeçari kaloi edhe katër vite në Torino te Juventus-i.

“E vërteta është se italianët më kanë trajtuar gjithmonë me një respekt të jashtëzakonshëm dhe mezi pres të shkoj me pushime në Itali fillimisht dhe më pas të luaj përsëri atje”, tha ai./Telenews,/

Të ngajshme

Muriqi flet për shanset e kualifikimit të Kosovës në Botëror, i zbulon ofertat e majme që refuzoi nga Turqia, Arabia Saudite e Katari

KushtrimGuraj

Barcelona synon yllin e Bayern Munich për ta përforcuar fazën e mbrojtjes

KushtrimGuraj

Modriq prezantohet te Milani

KushtrimGuraj