Telenews

Ambasada e Kosovës në Doha: Katari mbulon shpenzimet e hotelit për turistët të bllokuar

katari-do-te-lejoje-fluturime-direkte-nga-izraeli-gjate-kupes-se-botes

Ambasada e Republikës së Kosovës në Doha ka njoftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që ndodhen në Katar se, për shkak të rrethanave aktuale dhe kufizimeve të përkohshme të udhëtimit, autoritetet e Katari kanë vendosur të mbulojnë shpenzimet e akomodimit në hotel për turistët që janë bllokuar dhe nuk mund të largohen nga vendi.

Sipas njoftimit zyrtar, ky vendim ka hyrë në fuqi nga data 28 shkurt dhe do të mbetet në fuqi deri në rifillimin e operacioneve në aeroport dhe rihapjen e hapësirës ajrore.

Ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të qetë, të respektojnë me përpikëri udhëzimet e autoriteteve katariane dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në normalizimin e situatës.

Po ashtu, Ambasada ka bërë të ditur se do të vazhdojë të ndjekë nga afër zhvillimet dhe do t’i mbajë qytetarët të informuar për çdo informacion shtesë.

 

Të ngajshme

Humbja tragjike e dy nxënësve, shkolla në Malishevë pezullon mësimin dhe shpall ditë zie

KushtrimGuraj

Hoti kritikon përjashtimin e figurave me përvojë: Jashtë kryesisë mbetën kryetarë degësh e personalitete të LDK-së

KushtrimGuraj

Aksident tragjik në fabrikën e lëkurës në Gjermani, tre të vdekur

KushtrimGuraj