Telenews

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë nis përgatitjet për festimin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Amerikës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka ndarë pamje nga përgatitjet për shënimin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada u shpreh e entuziazmuar për festën që do të mbahet mbrëmjen e së hënës në shoqëri të miqve kosovarë.

“Të entuziazmuar të ndajmë me ju përgatitjet që po bëjmë, teksa sonte do të festojmë 250-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës së bashku me miqtë tanë kosovarë”, thuhet në postimin e ambasadës.

Festimet pritet të mbledhin përfaqësues të institucioneve, diplomatë dhe mysafirë të shumtë për të shënuar këtë përvjetor të rëndësishëm në historinë amerikane.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj