Telenews

Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë hap Librin e Ngushëllimeve për Fatos Nanon

Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë ka njoftuar se me rastin e vdekjes nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano, do të hapet Libri i ngushëllimeve në ambientet e Ambasadës.

Siç thuhet në njoftimin e ambasadës në Facebook, Libri do të jetë i hapur sot dhe nesër, në oraret: 10:00–12:00 dhe 14:00–16:00, transmeton Klankosova.tv.

Nano vdiq të premten, ndërsa është varrosur dje në varrezat e Sharrës, në një ceremoni më private, përkundër homazheve që u bënë nga shumë miq të të ndjerit dhe fytyra të njohura shqiptare.

Por nuk munguan as mirënjohja shtetërore. Trupa ushtarake e nderoi ish-kryeministrin Nano me të shtëna armësh.

Ish-kryeministri Nano do të prehet në një kënd të veçantë të varrezave të Sharrës

Të ngajshme

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Rrezarta Ramaj

Rama: 2500 euro shpërblim shtesë për çdo polic në këtë front, nga janari do të rrisim dhe rrogat

Rrezarta Ramaj

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj