Telenews

Ambasada gjermane: Nuk kemi bojkotuar pritjen shtetërore për Ditën e Çlirimit

Ambasada gjermane në Prishtinë ka thënë se “nuk kemi bojkotuar” pritjen zyrtare të organizuar nga Presidenca dhe Kryeministria për Ditën e Çlirimit më 12 qershor.

Më 12 qershor ambasadorët e shteteve të QUINT-it (Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Italia, Franca dhe Britania e Madhe) nuk janë parë në ngjarjen e organizuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, për shënimin e 24-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Kurse kanë raportuar se ambasadorët e shteteve të QUINT-it e kanë bojkotuar këtë ngjarje.

“Ambasada gjermane ka pranuar ftesë për të marrë pjesë në këtë ngjarje dhe zyrtarisht në të është përfaqësuar nga zëvendëskreu i misionit, siç ka ndodhur në shumë raste”, thanë për REL-in nga Ambasada gjermane në Prishtinë.

Megjithatë, kjo ambasadë nuk ka pranuar të japë detaje se pse ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, nuk mori pjesë në pritjen zyrtare.

Kjo mosmarrje pjesë e ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në këtë ngjarje, vjen në kohën kur bashkësia ndërkombëtare po i kërkon Qeverisë së Kosovës të qetësojë situatën në veriun e banuar me shumicë serbe. Deri më tani, ekzekutivi në Kosovë nuk i ka plotësuar kërkesat e partnerëve të tij ndërkombëtarë.

Atje, që nga 26 maji, tensionet janë rritur, pasi kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, hynë në ndërtesat komunale, nën përcjelljen e policisë, pavarësisht kundërshtimit të serbëve lokalë.

Që nga 29 maji, serbët lokalë po protestojnë vazhdimisht në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian i kanë paraqitur tri kërkesa kryeministrit Kurti: qetësimin e situatës në veri të Kosovës, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri të Kosovës dhe rikthimin në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Kryeministri Kurti, të martën, më 13 qershor, gjatë një konference për media ka dhënë detaje për propozimin e tij pesëpikësh për daljen nga situata e tensionuar në veri.

Këto pesë pika, ai ka thënëse ua ka propozuar ambasadorëve të shteteve të QUINT-it, ambasadorit të ShBA-së, në Kosovë, Jeff Hovenier dhe emisarëve Mirosllav Lajçak dhe Josep Borrell.

Të ngajshme

Oda Ekonomike e Kosovës mban sot konferencë për media

Donat Hashani

“Trepça’’ propozon shlyerje të detyrimeve ndaj ”Minatorëve” me këste

Donat Hashani

Kos: Në qershor hapen të gjithë kapitujt për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Donat Hashani