Telenews

Ambasadori amerikan në Serbi goxha i butë: Dënoj vrasjen e policit, por dialogu duhet të vazhdojë

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill ka folur për sulmin terrorist të së dielës në Banjskë të Zveçanit ku u vra polici Afrim Bunjaku.

“Të gjithë duhet ta dënojmë vrasjen e një pjesëtari të policisë së Kosovës dhe gjithmonë mbajmë zi për humbjen e jetëve, por duhet të vazhdojmë me procesin politik. Proceset janë duke u zhvilluar për të inkurajuar dialogun”, tha Hill, shkruan Danas, transmeton Klankosova.tv.

Ai gjithashtu theksoi se procesi diplomatik duhet të forcohet në ditët dhe javët në vijim.

“Kjo situatë po trajtohet shumë seriozisht dhe po bëhen diskutime të shumta se çfarë hapash të mëtejshëm duhet të ndërmerren”, tha i dërguari i Uashingtonit në Beograd.

Të ngajshme

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj