Telenews

Ambasadori britanik viziton KQZ-në: I takon popullit të Kosovës të dalë dhe të votojë

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka nisur ditën e diel me një vizitë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Prishtinë, ku është takuar me kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Në një njoftim të publikuar pas vizitës, ambasadori ka vlerësuar punën e KQZ-së në proceset e kaluara zgjedhore, si dhe angazhimin e institucioneve të përfshira në organizimin e zgjedhjeve të sotme.

Sipas tij, shumë persona po punojnë prapa skenës për të siguruar një proces demokratik efikas dhe të rregullt, ndërsa ka theksuar se tani i takon qytetarëve të Kosovës të dalin dhe të votojnë.

” E falënderova atë dhe ekipin e tij për punën e shkëlqyer që bënë në ciklin e mëparshëm zgjedhor. U takova me ekipin e IT-së, prokurorin në detyrë dhe koordinatorin e Policisë së Kosovës. I falënderova për përpjekjet e ekipeve të tyre për t’i bërë zgjedhjet e sotme të shkonin pa probleme. Ka kaq shumë njerëz që punojnë pa u lodhur prapa skenave sot për të siguruar një proces demokratik të qetë dhe efikas. Tani i takon popullit të Kosovës të dalë dhe të votojë.”, shkroi ai.

Të ngajshme

Këta janë deputetët që qytetarët nuk ua besuan edhe një mandat në Kuvend

Blearta

Rrëzohet aeroplani transportues ushtarak indian

Blearta

Nis projekti në Shëngjin, e lidh Ranën e Hedhun me Velipojën

Blearta