Telenews

Ambasadori gjerman nderon me urdhër ushtarak Armend Mehajn

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde e ka nderuar me urdhër ushtarak Armend Mehajn, ish-ministrin e Mbrotjjes që dha dorëheqje gjatë kësaj jave.

Për këtë ka njoftuar Mehaj duke treguar se u nderua me urdhrin ushtarak ”Cross of honous in gold”.

”Sot ambasadori i Gjermanisë, z. Jörn Rohde në emër të Ministrit të Mbrojtjes së Gjermanisë, z. Boris Pistorius, më nderoi me urdhërin ushtarak “Cross of honour in gold”.  Është vërtetë nder që të pranohet një vlerësim i tillë nga një shtet partner i yni siç është Gjermania. Për më tepër kur theksohet bashkëpunimi i ngushtë, koordinimet dhe qëllimet e përbashkëta në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, ka shkruar Mehaj.

Po ashtu ai ka treguar se në këtë ceremoni kanë qenë të pranishëm edhe kryeministri Kurti, ambasadorë të ndryshëm, e ministri i ri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

”Ishte nder që në këtë ceremoni të jenë të pranishëm Kryeministri Kurti, ambasadorë të shteteve të QUINT-it, Komandanti i FSK-së, Gjeneral Jashari, Ministri Maqedonci, ambasadori i Bashkimit Evropian, Komandati i KFOR dhe zyrtarë tjerë ndërkombëtarë e vendorë. Faleminderit për vlerësimin, rruga jonë do të jetë gjithnjë krah për krah njëri tjetrit si partner të besueshëm”, ka thënë ai.

Për këtë ka shkruar edhe ambasadori gjerman Jorn Rohde, duke e falënderuar Mehajn për punën e kryer. 

Të ngajshme

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj

Ish-ministri Lleshaj: E besoj që ka shërbime të huaja, protestuesit të ruhen nga të infiltruarit

Rrezarta Ramaj

Merz i Gjermanisë paralajmëron kundër braktisjes së Ukrainës

Rrezarta Ramaj