Këshilltari kryesor politik i Komandantit të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Ambasadori Babur Hizlan u takua me kryetarët e zgjedhur të katër komunave veriore të Mitrovicës veriore.
Në njoftimin e KFOR bëhet e ditur se Hizlan u takua me Milan Radojeviç, Zoran Todiç, Dragisa Miloviç dhe Milos Peroviç dhe dekelgacioni u udhëhoq nga Igor Simic, Kryetar i Grupit Parlamentar të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës.
“Ata shkëmbyen pikëpamje mbi një sërë çështjesh. Ambasadori Hizlan i përgëzoi Kryetarët e zgjedhur dhe theksoi rëndësinë e një procesi të qetë tranzicioni. Ai gjithashtu u uroi atyre suksese në punën e tyre të rëndësishme të ardhshme në mbështetje të të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë, dhe riafirmoi angazhimin e palëkundur të KFOR-it ndaj mandatit të tij të gjatë të OKB-së”, shkruhet në njoftimin e KFOR.

