Telenews

Ambasadori Hovenier dhe ambasadori Rohde vizitojnë Manastirin e Deçanit

Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, ka qëndruar bashkë me 25 diplomatë të tjerë në Manastirin e Deçanit, gjatë ditës.

“E mrekullueshme që isha bashkë me kolegë të trupës diplomatike të Kosovës për vizitë në manastirin e bukur dhe historik të Deçanit”, ka shkruar ai.

Këtë mbishkrim, diplomati amerikan e ka bërë pasi ka shpërndarë cicërimën në Twitter të kolegut të tij gjerman që shërben në Kosovë, Jorn Rohde, i cili ka shkruar: “Sot shijuam një tjetër vizitë të këndshme në Manastirin e Deçanit, si pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Në emër të kolegëve të mi dhe timin, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për igumenin Sava Janjiq dhe mikpritjen e tij”.

 

Të ngajshme

KPK publikon arsyet e suspendimit të prokurores Nallbani-Gacaferri: Ishte në dijeni për kërcënimin ndaj Arlinda Zekajt

Rrezarta Ramaj

Pejë, protestuesit lyejnë me ngjyrë të kuqe këpucët e policisë

Rrezarta Ramaj

Arifi: Konferencë e poshtër e Gërvallës dhe Sveçlës – jepni dorëheqje

Rrezarta Ramaj