Telenews

Ambasadori i BE-së: Sulmet kundër gjyqtarëve dhe ndërhyrja politike në gjyqësor janë të papranueshme

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka theksuar se ndërhyrjet politike në gjyqësor janë të papranueshme, pas reagimit të Qeverisë në detyrë për vendimin e Gjykatës Supreme që shfuqizoi Udhëzimin Administrativ për pajisjet fiskale dhe softuerët elektronikë fiskalë.

“Krerët e misioneve të BE-së diskutuan situatën pas vendimit të Gjykatës Supreme. Sulmet kundër gjyqtarëve individualë dhe ndërhyrja politike në gjyqësor janë të papranueshme,” ka shkruar Orav, teksa ka shpërndarë postimin e reagimit të Supremes gjatë ditës së sotme.

Gjykata Supreme, në një vendim të martën, shfuqizoi Udhëzimin Administrativ të lëshuar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati. Supremja tha se deputeti i betuar nuk mund ta ushtrojë edhe funksionin e ministrit në detyrë.

Qeveria në detyrë reagoi ashpër, duke e cilësuar vendimin si arbitrar dhe të njëanshëm.

Në reagimin e sotëm, Supremja ka thënë se deklaratat e Qeverisë në detyrë janë të papranueshme dhe ndërhyjnë në pavarësinë e gjyqësorit.

Të ngajshme

Dhjetë mbledhje, mbi 60 vendime të paligjshme: Si Kurti dhe ministrat e tij e shkelën Kushtetutën?

KushtrimGuraj

Dyshimi për mjet shpërthyes, policia e konfirmon të vërtetën

Donat Hashani

Dënohet me burg kundërshtari i Erdoganit, Ekrem Imamoglu

Donat Hashani