Telenews

Ambasadori suedez viziton familjen e Liridonës, lavdëron policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë

 

 

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka vizituar familjen e Liridona Ademajt, e cila u vra të mërkurën e 29 nëntorit.

Westerlund me anë të një postimi në llogarinë e tij në platformën X, ka përshëndetur reagimin e shpejt të Policisë dhe Prokurorisë së Kosovës për sjelljen e të dyshuarve para drejtësisë.

“Sot në mëngjes vizitova familjen Ademaj në Rracaj për të përcjellë ngushëllimet e mia të përzemërta për vrasjen e tmerrshme të anëtarit të familjes së tyre Liridona, bashkëqytetare suedeze. Përshëndes reagimin e shpejtë të Policisë dhe Prokurorisë së Kosovës për sjelljen e të dyshuarve para drejtësisë”, shkroi Westerlund.

Kujtojmë se sot do të behet rivarrimi i Liridona Ademajt në fshatin e saj Rracaj, kjo pas kërkesës së familjes Ademaj tek organet e rendit që e aprovuan kërkesën e tyre.

Rivarrimi i të ndjerës bëhet sot nga ora 14:00.

Të ngajshme

Nesër nga ora 8:00 ndërpritet qarkullimi nga udhëkryqi Gjakovë – Klinë deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik

KushtrimGuraj

Clinton dërgoi vetëm dy emaile në jetë – njëri për ushtarët amerikanë që po e bombardonin Serbinë

KushtrimGuraj

Trump: Do t’i shkëpusim të gjitha raportet tregtare me Spanjën

KushtrimGuraj