Telenews

“Ambienti” del me njoftimin për shpërthimin e zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sferkë të Thatë

Ndërmarrja Publike “Ambienti” njofton opinionin publik se një pjesë e deponisë së mbeturinave në Sferkë të Thatë është kapluar nga zjarri. Zjarri dyshohet të ketë ardhur si pasojë e veprimeve të personave të pandërgjegjshëm.

Ndërmarrja ka reaguar menjëherë, në bashkëpunim me zjarrfikësit, të cilët kanë ndërhyrë me shpejtësi dhe tashmë situata është nën kontroll të plotë.

Falënderojmë njësinë e  Zjarrfikësve të Pejës, Policinë e Kosovës dhe operatorin tonë “Radoniqi Transport”, të cilët po e menaxhojnë situatën me profesionalizëm.

NP “Ambienti”, nën udhëheqjen e Kryeshefit Ekzekutiv, do të vazhdojë ta monitorojë situatën deri në shuarjen e plotë të zjarrit.

Të ngajshme

Williams: Masakra e Reçakut, arsyeja që kosovarët në Rambuje kërkuan ta përfshij në juridiksionin për Tribunalin e ish-Jugosllavisë

Valjeta Turkaj

Hapja zyrtare e fushatës së Petrit Hajdari për kryetar të Drenasit

Valjeta Turkaj

Pasi arrin shifrën e 50 golave me Madridin, Mbappe pranon presionin

Erzana Fazliu