Telenews

AME-ja përditëson të dhënat: Disa rajone sot u përballen me vërshime, disa ishin të qeta

ame-ja-perditeson-te-dhenat:-disa-rajone-sot-u-perballen-me-vershime,-disa-ishin-te-qeta

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka përditësuar të dhënat, lidhur me situatën aktuale në nivel vendi, pas vërshimeve nga reshjet e shiut dhe të borës.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar bëhet e ditur se situata e vërshimeve paraqitet e menaxhueshme, por me vështirësi të theksuara në disa rajone, për shkak të reshjeve të shiut dhe borës.

Teksa rajoni i Prishtinës është karakterizuara me vërshime të lokalizuara dhe depërtime uji, ai i Mitrovicës ishte më i qetë.

Në rajonin e Prizrenit ka pasur rrugë dhe ura të vërshuara, shëmbje dheu dhe intervenime teknike, teksa në Pejë pati bllokim kanalizimesh dhe rrezik vërshimi.

Në rajonin e Gjakovës, sipas AME-së, gjendja është stabile dhe në rajon të Gjilanit u lokalizuan vërshimet.

Të ngajshme

Bien eksportet e Shqipërisë me Kosovën

Yllka Gashi

Kjo është kompania ku u gjetën 100 mijë euro të padeklaruara në autobus

Yllka Gashi

Grezda Glass & Grezda Group – Zgjidhje moderne në xham dhe alumin

Rrezarta Ramaj