Telenews

Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Teksa qëndron në qeli që prej nëntorit 2024, nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme për laboratorin e drogës në fushë krujë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkojnë Shqipërisë ekstradimin e kolumbianit Ledezma Narveaz, i konsideruar si kreu i grupit kriminal të goditur në Kolumbi nga DEA në nëntor 2023.

Referuar dosjes së amerikanëve, ai tentoi të trafikonte 1 ton kokainë drejt Floridës, sasi që ishte porositur nga një agjent sekret, i cili bëri në dy raste blerje të stimuluara prej tij. Narveaz dhe shqiptari Klodian Zaimi, i arrestuar në Kolumbi në nëntor me qëllim ekstradimi në SHBA, u futën në grackë nga një agjent i kamufluar.

Gjatë përpjekjeve për trafikun e 1 ton kokainë drejt Amerikës, kolumbiani kishte zhvilluar takime me shqiptarin Klodian Zaimi, të cilit i kërkonte mënyra për të pastruar të ardhurat që do fitonin. Ata kanë marrë fillimisht nga agjenti i infiltruar 100 mijë dollarë për ngarkesën.

Por teksa zhvillohet procesi për ekstradimin e tij, ai është nën hetim nga SPAK që e konsideron atë si pjesë e një grupi që trafikonte kokainë nga Republika Domenikame në Shqipëri.

Prokuroria e Posaçme thotë se 41 vjeçari do të duhet të mbyllë çështjen hetimore në Shqipëri, para se të merret një vendim për ekstradimin e tij në SHBA./Tv Klan

Të ngajshme

A ka votë LDK për Qeverinë Kurti? Haziri: Na i kanë kontaktu deputetët, kolegët kanë tregu

KushtrimGuraj

Themelimi i Speciales, Kajtazi: Nëse nuk do të krijohej, do ta akuzonim Thaçin si frikacak

KushtrimGuraj

Kosova ngel prapa, KE-ja lëshon fondet e reja për Shqipërinë, Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut

KushtrimGuraj