Telenews

Amerikani i parë zbarkon te Prishtina

Deondre Burns do të jetë përforcimi i ri i Sigal Prishtinës për sezonin e ardhshëm në Superligën e Kosovës në basketboll.

Basketbollisti amerikan, 28-vjeçar, vjen me një përvojë të pasur nga basketbolli evropian. Së fundmi, ai ishte pjesë e skuadrës franceze të elitës Le Portel, ndërsa më herët ka luajtur edhe në Izrael, Gjermani, Qipro dhe Zvicër. Në vitin 2022, në Qipro, Burns fitoi titullin e kampionit dhe Kupën me ekipin Keravnos.

Sigal Prishtina po ndërton një skuadër konkurruese për edicionin e ri, duke nënshkruar kontrata edhe me basketbollistët Don Polloshka, Valmir Kakruki, Dion Haxhosaj dhe Arian Azemi. Ekipin do ta drejtojë trajneri grek Michalis Kakiouzis.

Të ngajshme

Dalin pamje të reja të papara nga Usyk-Dubois, dyshime mbi rezultatin e duelit

KushtrimGuraj

Stafi mjekësor i Barcelonës ka mbetur gojë-hapur nga ajo që panë nga Rashford

Donat Hashani

Zyrtarizohet transferi i bujshëm i Barcelonës

Donat Hashani