Telenews

Amorim e jep lajmin e keq, Bruno mund të mungojë disa ndeshje shkaku i lëndimit

Bruno Fernandes pritet të mungojë në disa ndeshje për Manchester Unitedin për shkak të një dëmtimi të indeve të buta.

Fernandes u detyrua të largohej nga fusha në pushimin e pjesës së parë në humbjen 2-1 të Unitedit ndaj Aston Villas të dielën, pas një ndërhyrjeje nga Amadou Onana.

31-vjeçari ka munguar vetëm dy ndeshje për shkak dëmtimi dhe një për shkak sëmundjeje gjatë gjashtë viteve të tij tek Unitedi.

Trajneri i Unitedit, Ruben Amorim, pret gjithashtu që Kobbie Mainoo të mbetet jashtë për ndeshjen e Boxing Day kundër Newcastle Unitedit.

Amorim tha: “Mendoj se është një dëmtim i indeve të buta. Mendoj se do të humbasë disa ndeshje. Nuk e di me siguri, kështu që do të shohim. Ai është një lojtar që zakonisht është gjithmonë i gatshëm, ndaj mund të rikuperohet mjaft mirë. Por nuk e di”.

Mainoo do të ishte zëvendësimi i drejtpërdrejtë për Fernandesin në skemat e Amorimit, por ai mungoi në “Villa Park” për shkak të një dëmtimi në pulpë.

Edhe pse Casemiro do të jetë i disponueshëm kundër Newcastlet pas përfundimit të një pezullimi prej një ndeshjeje, Unitedi mund të jetë pa shtatë lojtarë të tjerë për shkak dëmtimesh dhe angazhimesh ndërkombëtare.

Amorim shtoi: “Do të shohim çfarë do të bëjmë. Mendoj se Kobbie Mainoo është jashtë, Bruno është jashtë. Pra, do të shohim dhe do të gjejmë zgjidhje. Pa justifikime. Duhet ta fitojmë ndeshjen e radhës. Do të përpiqemi ta fitojmë. E mbaj mend këtë moment edhe vitin e kaluar, kishim të njëjtin problem. Kur e ke atë përvojë, ndoshta nuk duket aq keq. Mund të ishte më keq, por ke atë ndjesinë se askush nuk do të vdesë. E dimë që do të vuajmë pa gjithë këta lojtarë, por me tifozët tanë do të përpiqemi të rregullojmë diçka për ta fituar ndeshjen e ardhshme”.

Amorim gjithashtu hodhi poshtë mundësinë që vala e dëmtimeve ta detyrojë Unitedit të bëjë blerje të nxituara në afatin kalimtar të dimrit.

Jack Fletcher dhe Shea Lacey, të dytë 18 vjeç, debutuan në pjesën e dytë në “Villa Park”, ndërsa 17-vjeçari Bendito Mantato ishte një zëvendësues i papërdorur.

Amorim përfundoi: “Ajo që nuk mund të bëjmë është të arrijmë në janar dhe të përpiqemi të bëjmë gjithçka me urgjencë, duke bërë gabime. Pastaj përsëri do të jemi këtu me shumë gabime. Prandaj nuk do të shkoj te Jason dhe Omar për të thënë se na duhen shumë lojtarë, sepse ne kemi një plan.
Nëse duhet të vuajmë, klubi vjen i pari. Sigurisht, jemi në një moment ku na duhen pikë, por duhet të gjejmë zgjidhje dhe do të vazhdojmë me planin tonë. Natyrisht, mund ta ndjesh që në këtë moment do të kemi vështirësi, por do të shohim”.

Të ngajshme

Juventusi me fitore kundër Romës, Zhegrova: E rëndësishme, koha do ta tregojë

Valjeta Turkaj

Arrihet marrëveshja, Federico Chiesa nga janari përsëri në Serie A

KushtrimGuraj

Liverpooli fiton derbin e tensionuar ndaj Tottenhamit

KushtrimGuraj