Telenews

Amrabat u vonua shumë në tualet, trajneri i Marokut u detyrua të shkonte atje dhe ta kthente në fushë

Maroku dhe Kroacia i ndanë pikët në përballjen në kuadër të Grupit F në Kampionatin Botëror.

Ndeshja përfundoi pa gola, por që të dyja përfaqësueset patën shanse të mira shënimi – por nuk i konkretizuan.

Pavarësisht rezultatit, pati një moment qesharak në këtë takim, kur Sofyan Amrabat u detyrua të largohej me urgjencë nga fusha.

Mesfushori kishte shkuar në tualet, por koha e kaluar atje ishte tejet e gjatë, shumë e gjatë ndoshta edhe për trajnerin e Marokut.

Strategu Walid Regragui u detyrua të shkonte në tualet për ta thirrur atë që të rikthehej në fushë, pasi pjesa e dytë po fillonte dhe ata ishin me dhjetë lojtarë në fushë.

Të ngajshme

Arsenali shkatërron Atletico Madridin dhe tregon se këtë vit luan për trofeun

KushtrimGuraj

Ylli i Juventusit e thotë hapur: Mbappe është lojtari më i mirë në botë

KushtrimGuraj

Anulohet gjithçka, Villarreal-Barcelona nuk do të luhet në Miami – zbulohet arsyeja pse

KushtrimGuraj