Në një draft-statut të publikuar të hënën nga organizata gjermane, Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), parashihet që Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë të formohet në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës.
Në një draft-statut të publikuar të hënën nga organizata gjermane, Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), parashihet që Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë të formohet në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës.
I përbërë nga 7 kapituj dhe 18 nene, ky draft-statut parasheh mënyrën e themelimit, strukturën organizative, marrëdhëniet me autoritetet qendrore, rregullimin ligjor, buxhetin, si dhe aspekte të tjera të funksionimit të këtij asociacioni, përfshirë simbolet.
Ish-deputeti i kuvendit të Kosovës, Visar Ymeri në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se të dyja palët duhet të jenë të përkushtuara për të arritur marrëveshje dhe këtë marrëveshje t’a kuptojnë si hap drejt paqes së qëndrueshme në rajon.
Ymeri megjithatë thotë se diskutimi për Asociacionin është gjë e mirë, pasi deri më tani sipas tij nuk ka pasur diskutime serioze në këtë aspekt.
“Kjo që e ka bërë sot instituti gjerman Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), është diskutim i filluar për së mbari. Besoj nesër një gjë të tillë do ta bëjë edhe ambasada amerikane. Deri më tani ka pasur diskutime të helmuara në raport me Asociacionin. Sot shoqëria e Kosovës është e taborrizuar, nga ata që thonë po apo jo”.
Analisti tjetër Astrit Gashi thotë se Asociacioni është momenti i tretë historik për Kosovën pas diskutmeve të Rambujesë dhe bisedimeve të Vjenës.
Ai ka thënë se nuk e di a është momentum i mirë apo i keq ky.

