Telenews

ANALISTI GASHI E KRAHASON SJELLJEN E OSMANIT ME MEDIAT ME ATË TË THAÇIT

Gazetari Astrit Gashi ka reaguar ashpër ndaj ndaj sjelljes së presidentes Vjosa Osmani ku i fajësoi mediat për raportimin mbi skandalin e  ambasadorit, Martin Berishaj.
Ai e ka krahasuar qasjen e Osmanit në konferencën e sotme të njëjtë me të ish-presidentit, Hashim Thaçi, ish-kryeministrit Ramush Haradinajt e Isa Mustafës.

Gashi tutje është shprehur mjaftë i habitur dhe ndër të tjera ka shkruar se “ pare kisha dhanë mos me dëgju diçka te këtillë në këtë kohë”.

Osmani u pyet në konferencën e sotme lidhur me skandalin e ambasadorit Berisha.
Por që ajo i sulmoi mediat se po dezinformojnë dhe se i i beson plotësisht ambasadorit Berishaj pasi ai i ka mohuar këto akuza.

Martin Berishaj është implikuar në një skandal të madh financiar, të cilin e ka zbuluar mediumi slloven, Planet TV.
Ambasadori i Kosovës në Slloveni dyshohet se ka transferuar rreth 600 mijë euro kesh nga xhirollogaria e tij bankare në Mal të Zi për tek politikani slloven, Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë.

Të ngajshme

Zjarri në Tiranë, Rama: Banorët e prekur do mbështeten me bonus qiraje

Valjeta Turkaj

Nga 72 vende pune të inspektuara, në 34 ndalohen punimet

Valjeta Turkaj

Shpërthim i fuqishëm në një nënkalim në Gjermani, vdes një person – lëndohen disa të tjerë

Valjeta Turkaj