Telenews

Analisti Spahiu bën deklarim të fortë për Dinari: Eshtë dashur të hiqet në 99-tën

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, tha se valuta e dinarit është dashur të largohet qysh në kohën futjes së markës në Kosovë, më 1999.

Spahiu tha se qysh në atë kohë ka diskutuar me politikanët e atëhershëm, dhe sipas tij ata nuk e kanë pas idenë se si duhet të funksionoj shteti, andaj nuk akne vepruar.

“Momenti kur është dashtë të hiqet prej përdorimit dinari, ka qenë viti 1999 kur është futë marka nga Administratori Kushner. Atëherë kam biseduar me politikanë të saj kohe, ‘çka po na intereson çka bëjnë serbët’, ka qenë përgjigja e tyre se thjeshtë nuk e kanë pas fare idenë se qysh duhet me funksionu shteti, nuk e kanë pas idenë e funksionimit të shtetit në të ardhmen”, ka thënë Spahiu.

Ai shtoi se edhe dy raste tjera kur ka mundur të filloj së zbatuari ky vendim kanë qenë shpallja e Pavarësisë së Kosovës dhe Banjska.

“Kur është shpallë Pavarësia e Kosovës ka qenë momenti i dytë kur është dashtë menjëherë me u futë euro në atë kohë, u humb edhe ai hap dhe hapi tjetër më i volitshëm ka qenë pas Banjskës, kur Serbia ka qenë e trullosur me Banjskën, jo vetëm ky hap por edhe për komunat paralele është dashtë të merren menjëherë aty, të nesërmen, pasnesërmen në mënyrë që reagimi ndërkombëtar mos me qenë ky që është. Por, Qeveria e Kosovës është dehë me suksesin në Banjskë, ka pritë reagime ndërkombëtare, reagimet ndërkombëtare kanë qenë të buta dhe tash kur merr veprim, reagimet janë të forta”, tha ai në tëvë1.

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani