Telenews

Analisti Veljkoviq: Serbët po largohen masivisht nga veriu

Analisti politik serb nga Kosova, Stefan Veljkoviq, ka thënë që familjet serbe po largohen masivisht nga veriu i vendit.

Ai thotë se kjo po ndodh madje edhe nga njerëzit që kanë punë nëpër institucione shtetërore.

“Ka gjithnjë e më shumë reklama për shitje të pronave. Shumë shpesh dëgjoj se kush po largohet e kah po shkon”, pretendon Veljkoviqi.

Ai thotë se meritat për një gjë të tillë i shkojnë “Listës Serbe”, derisa ka pasur edhe një porosi për ta: “Ju lus të mos na mbroni më!”

Veljkoviq është prej pak zërave kritikë ndaj Listës Serbe dhe regjimit të Vuçiqit në veri të Kosovës.

Aktualisht, Ministrinë për Kthim dhe Komunitete e udhëheq z. Nenad Rashiq derisa këshilltare e tij është politikanja Rada Trajkoviq.

Të ngajshme

Gjest human: Të burgosurat në Lipjan u ndajnë dhurata nxënësve me nevoja të veçanta

KushtrimGuraj

​Lista e pasaportave më të fuqishme në botë, ja ku renditet Kosova

KushtrimGuraj

Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para nga arka e bamirësisë së një xhamie në Ferizaj

Donat Hashani