Telenews

ANCELOTTI DEL POZITIV ME COVID-19

Klubi spanjoll, Real Madridi ka njoftuar se trajneri Carlo Ancelotti ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Gjigantët nga Santiago Bernabeu publikuan një deklaratë të shkurtër në faqen e tyre zyrtare këtë mëngjes, duke konfirmuar infektimin e italianit.
“Real Madrid CF konfirmon se trajneri ynë Carlo Ancelotti ka rezultuar pozitiv me COVID-19”, thuhet në komunikatën e Los Blancos.
Real Madridi është lider i tabelës së La Ligës me 66 pikë në 29 ndeshje. Ancelotti nuk e ka fituar kurrë titullin spanjoll në karrierën e tij dhe aktualisht po gëzon një epërsi prej nëntë pikësh ndaj Sevillas së vendit të dytë.
Në dhjetor, djali i Ancelottit, Davide dhe katër lojtarë të Madridit rezultuan pozitivë me COVID, por ish-trajneri i Milanit nuk ishte i infektuar.
Ancelotti fitoi 20 nga 29 ndeshjet e tij në ligë në krye të Real Madridit këtë sezon dhe gjigantët e La Ligës janë kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ku do të takohen me Chelsean.

Të ngajshme

Barcelona kualifikohet në fazën tjetër të Kupës së Mbretit

Valjeta Turkaj

Operacion 35 milionësh, Juventus ia rrëmben Milanit objektivin e merkatos

KushtrimGuraj

Ylli i Man Cityt drejt largimit përkundër dëshirës së Pep Guardiolas

KushtrimGuraj