Telenews

Anëtarësimi në KiE, Rohde thirrje Kurtit për “vendim të guximshëm”

 

 

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se një votim i dështuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, do të ishte një fatkeqësi.

Rohde ka thënë se nuk do të donte asgjë më shumë se sa ta shihte Kosovën në KiE sa më shpejt që është e mundur, por se duhet një shumicë prej dy të tretave të shteteve anëtare për ta siguruar këtë. Ai tha se kërkesa për draft-statutin e Asociacionit, që e lidhë anëtarësimin e Kosovës në KiE, s’është surprizë për kryeministrin Albin Kurti.

Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në KiE do të ishte suksesi më i madh i politikës së jashtme të Kosovës që prej një dekade.

“Ne duam një votë të sigurt, dy të tretat e shumicës. Dhe kryeministri, siç e kemi thënë publikisht unë dhe të tjerët, ka pasur biseda me liderët politikë, me presidentin Macron, me kancelarin Scholz. Ai u takua me ministrin tim të jashtëm më 26 prill dhe ne gjithmonë, të gjithë, i kemi dhënë Kosovës pritshmëri të qarta për këtë temë. Pra, nuk është një surprizë. Dhe e kemi thënë edhe publikisht, një votim i dështuar do të ishte një fatkeqësi, ka deklaruar Rohde për A2CNN.

Ambasadori gjerman ka thënë se është në dorën e Qeverisë që t’i bëjë këta hapa, meqë një votim i dështuar do të ishte e tmerrshme.

“Kështu paraqitet të jetë situata. Në politikë gjithçka është e mundur. Nëse ka zhvillime të mira, do të ketë dhe shpërblime. Nëse nuk ka asnjë zhvillim, gjithashtu do të ketë reagime, të cilat nuk do të jenë në favor të Kosovës. Mendoj se koha është gjithçka. Sa më shpejt që qeveria e Kosovës, të bëjë një vendim të guximshëm, aq më të mira janë shanset për të siguruar maxhorancën me dy të tretat dhe që të kemi një votim. Sërish, për mua, të kemi një votim të dështuar do të ishte e tmerrshme. Ne dëshirojmë që Kosova të jetë në Këshillin e Evropës sa më parë dhe kërkojmë një votim të suksesshëm.”

Ai ka bërë thirrje që Kosova të mos e humbë mundësinë, derisa ka përmendur pritjen e Kosovës për liberalizimin e vizave.

“Sepse, ju e dini, mund të flasim nga përvoja të kaluara, le të themi, kur u votua për UNESCO-n disa vite më parë. Dhe nëse i humbisni mundësitë, e dini, në vitin 2016 ka pasur mosmarrëveshje për demarkacionin. Kosova ishte në listën e shteteve anëtare për të marrë liberalizimin e vizave dhe atëherë ju e kishit këtë mosmarrëveshje me Malin e Zi për demarkacionin dhe iu deshën pesë vjet për Kosovën. Jo, jo pesë vjet. Tetë vjet për të marrë liberalizimin e vizave. Pra, nëse humbisni një mundësi, kjo nuk e përmirëson situatën tuaj.”, ka deklaruar Rohde

source

Të ngajshme

Arrestohen dy persona në Prishtinë, u gjenden substanca narkotike

Hoxhaj për mosnjohjen e Kosovës nga Spanja: Nuk i sjell nder të jetë në një barkë me Rusinë

Parashikimi i Haradinajt për zgjedhjet, prognozë interesante e tij për opozitën

Donat Hashani